Macron për vizitë në Uashington

Presidenti francez Emmanuel Macron ndodhet aktualisht në Uashington ku po kryen një vizitë shtetërore.

Së bashku me homologun amerikan Joe Biden, ata kanë ndarë në rrjete sociale një foto, ku duken duke ngrënë akullore së bashku me bashkëshortet e tyre, Jill Biden dhe Brigitte Macron.