Lufta në vendin fqinj, Moldavia kërkon ndihmë nga aleatët

Presidentja e Moldavisë ka kërkuar nga aleatët forcimin e aftësive të saj në mbrojtjen ajrore, pavarësisht se përpjekjet ruse për të destabilizuar vendin deri më tani kanë dështuar.

“Ne kemi kërkuar sisteme të mbikëqyrjes ajrore dhe mbrojtjes. Ne e kuptojmë se Ukraina është një prioritet”, tha Maia Sandu.

Moldavia ndodhet gjithashtu në perëndim të Ukrainës dhe është një ish-republikë sovjetike me një buxhet të vogël të mbrojtjes dhe një marrëdhënie të gjatë e të tensionuar me Rusinë.

Moska ka trupa dhe paqeruajtës me bazë në Transnistria, një shtet i shkëputur i Moldavisë që ka mbijetuar për tre dekada me mbështetjen ruse.

Qeveria pro-perëndimore e Moldavisë ka mbështetur fuqishëm Kievin që nga pushtimi rus dhe ka paraqitur një kërkesë zyrtare për t’u bashkuar me BE-në vetëm një javë pasi trupat ruse hynë në Ukrainë.

“Rusia u përpoq të mobilizonte grupe të korruptuara në Moldavi dhe parti pro-ruse me objektivin për të rrëzuar qeverinë, parlamentin dhe presidencën dhe kjo nuk do të thotë se është dorëzuar, por ne kemi qenë në gjendje të ruajmë stabilitetin deri më tani“, ajo tha.