Lufta në Ukrainë, mbërrijnë në Bjellorusi trenat e parë të ushtarëve rusë
Ushtarët e parë rusë të grupimit të ri ushtarak midis Moskës dhe Minskut kanë mbërritur në Bjellorusi.
Kështu bënë me dije këtë të shtunë autoritetet bjelloruse, pas njoftimit për krijimin e kësaj force që supozohet të mbrojë kufijtë e vendit kundër një kërcënimi të pretenduar ukrainas.
Trenat e parë të ushtarëve rusë që përbëjnë grupimin ushtarak rajonal kanë mbërritur në Bjellorusi”, tha Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë në një deklaratë, pa specifikuar numrin e ushtarëve rusë të vendosur në këtë kuadër.
Ministria publikoi imazhe të trenave dhe kamionëve ushtarakë, si dhe ushtarëve rusë që priten nga gra me veshje folklorike duke mbajtur bukë dhe kripë, një traditë e mikpritjes sllave.
Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko akuzoi të hënën Poloninë, Lituaninë dhe Ukrainën për përgatitjen e sulmeve erroriste dhe një kryengritjeje në Bjellorusi dhe njoftoi vendosjen e këtij grupimi ushtarak rajonal.

