LSDM tallet me VMRO-DPMNE-në: Jopunëtorët dhe kujdestari i tyre, gjenerata 2020-2024

Shkup, 11 maj – Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, ka publikuar fotografi nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe lideri i tyre i partisë Hristijan Mickoski, të radhitur në një tablo mature duke i quajtur si jo-punëtorët dhe kujdestari, gjenerata 2020-2024.

Kjo tallje vjen pasi VMRO-DPMNE vendosi të bllokojë punën në Kuvend. Sipas tyre, DPMNE punon në dëm të qytetarëve dhe u kërkojnë atyre të kthejnë pagat dhe paratë për harxhimet rrugore.

“Jo-punëtorët dhe kujdestari, këto do të kushtojnë 55,000 euro në muaj”, komentojnë nga LSDM.

Në ditën e parë të bllokadës, VMRO-DPMNE u paraqitën me një afishe të madhe ku shkrunte “Bllokadë aktive për shpëtimin e katastrofës nacionale”.

Nga DPMNE nuk e kanë mendjen të ndalen dhe bllokada e tyre do të vazhdojë edhe sot dhe ditët në vijim./Zhurnal.mk