LSDM i përgjigjet VMRO-së: Kot kërkoni zgjedhje, ato do mbahen në vitin 2024
Shkup, 16 gusht – VMRO-DPMNE dhe Hristijan Mickoski nuk mund të shantazhojnë askënd. Ky është mesazhi i LSDM-së dërguar partisë opozitare maqedonase, duke shtuar se të gjitha përpjekejt e tyre për destabilizimin e vendit, të gjitha gënjeshtrat e tyre për asimilim dhe bullgarizim dështuan, informon Zhurnal.
“Për këtë Mickoski dhe VMRO-DPMNE janë konfuzë, në mëngjes kërkojnë referendum, në mbrëmje zgjedhje të parakohshme.
Mickoski nuk e di çfarë të bëjë për të shpëtuar karrigen në pallatin e bardhë pasi ia kthyen shpinën partnerët e koalicionit”, thonë nga LSDM.
Nga kjo parti bëjnë me dije se zgjedhje do të ketë në vitin 2024. Deri atëherë, siç thonë, VMRO-DPMNE ka kohë të rishqyrtojë sjelljene e saj destruktive dhe antishtetërore në dëm të qytetarëve dhe shtetit./Zhurnal.mk