LSDM: Deputetët që bllokojnë Kuvendin, le të heqin dorë nga paga dhe benefitet

Shkup, 10 maj – Nga LSDM sot përmes një kumtese për media kanë u kanë bërë thirrje deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët do të bllokojnë Kuvendin, të heqin dorë nga paga që marin si deputetë. Sipas tyre, deputetët janë të zgjedhur që t’u shërbejnë qytetarëve dhe jo liderit të VMRO-së.

“Deputetët e VMRO-DPMNE-së që bojkotojnë dhe bllokojnë Kuvendin nuk duhet të paguhen nga qytetarët për mospunën e tyre dhe sjelljen e tyre destruktive.

Të heqin dorë menjëherë nga të gjitha privilegjet, t’i dhurojnë rrogat dhe të mos përdorin telefonat zyrtarë, udhëtimet dhe gjithçka që u takon, sepse nuk e meritojnë.

Papërgjegjësia dhe bindja partiake ndaj liderit Mickoski do të jetë e vetmja gjë që do ta kujtojë këtë përbërje parlamentare të VMRO-DPMNE-së, por këtë nuk guxon dhe nuk duhet ta paguajnë qytetarët nga xhepat e tyre.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së, në vend që t’u shërbejnë atyre që zgjidhen dhe paguhen, i shërbejnë vetëm liderit të Shtëpisë së bardhë”, thuhet mes tjerash në komunikatën e VMRO-së.

Sipas LSDM-së, këto politika destruktive do të mposhten në zgjedhjet e ardhshme ndërsa VMRO do të ngelet e izoluar në politikat e saj destruktive./Zhurnal.mk