Llapjani kërcënohet përmes telefonit nga një shtetas i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast kanosje që ka ndodhur në qytetin e Podujevës.

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte pranuar një thirrje telefonike kërcënuese nga i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë Veriore.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore.

Rasti ndodhi dje.