Lista e Shangait: Asnjë universitet nga Maqedonia nuk bën pjesë në Top 1000

Shkup, 15 gusht – Është publikuar rangimi akademik i universitete të botës, e njohur si lista e Shangait, ndërsa sivjet ashtu si vitin e kaluar, në top 1000 universitetet nuk është asnjë nga Maqedonia e Veriut, informon Zhurnal.

Më së miri të radhitura janë universitetet “Harvard”, “Stenford”, “Kembrixh” dhe “Berkli”. Nga rjaoni, nga vendi i 400 deri në vendin e 500 është ranguar universiteti në Beograd, si dhe universiteti në Ljubjanë. Në këtë listë gjithashtu gjendet dhe Universiteti në Zagreb.

Nga 300-400, gjendet universiteti grek në Athinë.

Ndryshe, rangin tjetër nga Qendra për rangimin e universiteteve botërore e publikuar më 25 prill, universiteti i vetëm nga Maqedonia është “shën Kirili dhe Metodi” dhe atë në vendin e 1964 nga gjithsej 2000 universitete./Zhurnal.mk