Lirohet Agim Ademi

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është liruar nga mbajtja.

Ademi u arrestua pasi gjatë ditës se djeshme pas një konfrontimi fizik që pati me një punëtor të FFK-së.

Lidhur me këtë rast në stacion policor ishte intervistuar edhe pala ankuese.

Ademi u lirua me procedurë të rregullt, këtë për Klankosova.tv. e konfirmon edhe zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj.

“I njëjti pasi është intervistuar nga ana e prokurorit në prezencë të avokatëve mbrojtës dhe është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të trajtohet”, tha Ulaj.