Limani përmend disa dështime të qeverisë: Mendoni se këta që instaluan krimin do pranohen në evropë?!

Shkup, 12 maj – Fatmir Limani nga Lëvizja Besa, sot ka përmendur disa mos-arritje të Qeverisë aktuale, çështje të cilat priteshte të zgjidhen deri më tani.

Sipas tij, Qeveria aktuale ka dështuar të përmbyllë procesin e kontestit me Bullgarinë brenda një afati tre mujor, dhe kështu ka dështuar për të filluar bisedimet me Bashkimin Evropian.

Më tej siç potencon Limani, nuk është realizuar veting në të gjitha nivelet të shtetit, sepse sipas tij, krimi ka arritur deri në palcë. Sikurse edhe disa premtime e zotime të tjera të cilat nuk janë realizuar.

Sipas tij, zgjidhja e vetme nga e gjithë kjo situatë, janë zgjedhjet e parakohshme të cilat do të mundësonin qeverisjen e vendit me njerëz të pakorruptuar.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1366913677115968&id=100013920463093