Lëvizja e mjeteve lundruese, si është situata në plazhet e vendit një ditë pas tragjedisë në Himarë

Një ditë pas tragjedisë së Himarës, ku gomonia përplasi një vajzë të vogël, në plazhet e vendit kanë nisur kontrollet ndaj mjeteve lundruese.

Gjatë natës, në Sarandë u bllokuan tre “Jet Ski”, pasi më herët qytetarët i kishin filmuar këto mjete teksa lëviznin pranë bregut dhe bënin manovra të rrezikshme.

Situata në Durrës sot duket e qetë. Një pjesë e mjeteve lundruese nuk kanë dalë në det, megjithatë vihet re prezenca e disa skafeve pranë zonës ku notojnë pushuesit.

Në vijën bregdetare, nga Ura e Dajlanit deri në Malin e Robit janë nëntë baza të dedikuara për mjetet ujore, që sipas Policisë Kufitare janë me leje. Vetë pushuesit kërkojnë më shumë baza. Ata thonë se janë të pasigurt dhe duan që këro vendbazime të jenë në zona të distancuara nga zona ku janë zhezlongët dhe notojnë qytetarët.

Gjatë kontrolleve, këtë të mërkurë në Durrës  janë konstatuar 3 skafe të vegjël, të cilët rezultuan pa dokumentacionin e nevojshëm gjatë kontrollit.