Lëndohet një person në Prishtinë, u sulmua nga katër persona

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga katër të dyshuar.

Rasti ka ndodhur të martën në lagjen Veternik në Prishtinë, rreth orës 02:05.

“Lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga katër të dyshuar meshkuj kosovar”, thuhet në raport.

Viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë.

Në lidhje me rastin janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje katër të dyshuarit.