Lavrov: Mediat perëndimore nxisin tensione në Gjirin Persik

Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergej Lavrovi, i ka përcjellë homologut iranian, Hosein Amir Abdolahian, se mediat perëndimore kanë nisur një fushatë që mund të shkaktojë përshkallëzim të tensioneve në Gjirin Persik, kumtoi sot Ministria ruse e Punëve të Jashtme.

Në një bisedë telefonike me shefin e diplomacisë iraniane, Lavrovi e komentoi “dëmshmërinë e fushatës informative të filluar nga mediat perëndimore”.

Lavrovi i tha Abdolohianit se aksionet e tilla mund të çojnë në një përshkallëzim të rrezikshëm të tensioneve në rajonin me rëndësi strategjike.

Një përfaqësues i Shtëpisë së Bardhë më herët sot kumtoi për shqetësimin e Uashingtonit për shkak të kërcënimeve iraniane për Arabinë Saudite dhe i dërgoi një mesazh Teheranit se SHBA-ja nuk do të heziton të përgjigjen nëse është e nevojshme.

Deklarata e funksionarit erdhi pasi “Uollstrit zhurnal” raportoi se Riadi ka ndarë informacione të zbulimit me SHBA-në në lidhje me një sulm të mundshëm iranian ndaj objektivave në Arabinë Saudite.