Lansimet e raketave të Koresë së Veriut nuk paraqesin kërcënim të drejtpërdrejtë, pohon armata amerikane

Armata amerikane kumtoi se lansimi i sotëm i raketës balistike nga Koreja e Veriut nuk paraqet kërcënim të drejtpërdrejtë për personelin dhe territorin amerikan, apo për aleatët e amerikanë, por shton ndikimin destabilizues të programeve bërthamore dhe balistike të Phenianit.

Armata amerikane njoftoi se SHBA-ja mbetet e përkushtuar për të mbrojtur Korenë e Jugut dhe Japoninë kundër kërcënimeve të Koresë së Veriut, raportoi Rojters.

Koreja e Veriut ka lansuar sot dy raketa balistike në detin afër bregut të saj lindor, kumtoi ushtria e Koresë së Jugut.

Komanda për operacione të përbashkëta të Koresë së Jugut njoftoi se raketat fluturuan në lartësi prej 350 kilometrash dhe 250 kilometra, pasi janë gjuajtur rreth orës 16:30 sipas orës lokale nga distrikti Sunan në Korenë e Veriut, njofton Rojters.