LAJMI I FUNDIT/ Tërmeti shkund Bosnjën, epiqendra në veri të Zenicës

Një tërmet me magnitudë 4.7 goditi BeH, lëkundje në disa qytete.
Sipas informacioneve të para nga Qendra Sizmologjike Evropiane dhe Mesdhetare (EMSC), një tërmet me magnitudë 4.7 ballë është ndjerë në disa qytete të Bosnjë-Hercegovinës rreth orës 21:40.
Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 13 kilometra në veri të Zenicës, në një thellësi prej 9 kilometrash.
Deri më tani nuk ka informacione për dëme materiale apo të lënduar.