Kuzhinieri, këmbëngulje në përsosmëri
Supa e makaronave me mish viçi është një lloj ushqimi shumë popullor në Kinë. Restoranti ku punon kuzhinieri Mi Wei është plot çdo ditë.
Programi i sotëm do të fillojë me një tas me këtë gjellë. Kuzhinieri Mi ka qenë praktikant në Lanzhou që nga mosha 18 vjeç, dhe ka mësuar për 6 vjet, çka e bën mjeshtërinë e tij perfekte. Procesi i bërjes së makaronave prej tij është si një performancë e mrekullueshme.
Dallimi në trashësi dhe formë ndikon në shijen autentike të një supe makaronash me mish viçi për klientët, dhe gjithashtu teston mjeshtërinë e një kuzhinieri.