Kusari-Lila: Të gjitha partitë në Kosovës kundërshtojnë idenë e Mini Shengenit

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se raportet Kosovë-Shqipëri janë të pakontestueshme.

Kusari-Lila thotë se të gjitha partitë në Kosovës kundërshtojnë idenë e Mini Shengenit Ballkanik, e cila së fundmi u riemërua me “Balkan Open”.

“Nuk janë arsyetuar deklarimet e atyre që e iniciuan Mini Shengenin. Tashmë të gjithë partitë nuk e përkrahin më këtë iniciativë. Për ne ka qenë një proces që është i dëmshëm”, ka thënë ajo pas mbledhjes së kryesisë, raporton Ekonomiaonline.

“Në raport me Shqipëri jemi ithtar në progresin e bashkëpunimit ekonomik. raportet e Kosovës me Shqipërinë mbetën të pakontestueshme”.