Kurti për sulmin ndaj Mehanit: Veprimet e tilla nuk na trembin, organet e rendit të veprojnë

Prishtinë, 14 maj medial.mk/ – Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka quajtur të papranushëm sulmin ndaj kryetarit të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatit për deputet, Hysni Mehanit në Skenderaj.

Ai ka thënë se sulmet e tilla nuk i trembin e as nuk i shtyjnë të tërhiqen nga gara politike në asnjë qytet.

“Teksa po përgatiteshim për mbledhjen e Qeveris, na erdhi lajmi se kryetari i Qendrës së LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani, u sulmua me grushte dhe u godit me gotë në kokë teksa po pinte kafe me deputeten Arjeta Fejza dhe aktivistë të tjerë. Qeveria e Kosovës e dënon këtë sulm qyqar e të papranueshëm që shpërfaq mendësinë banditeske. Veprimet e tilla nuk na trembin e nuk na shtyjnë të tërhiqemi nga gara politike në asnjë qytet”, ka thënë ai.

Ai u ka bërë thirrje organeve të rendit që me urgjencë të marrin veprime ndaj përgjegjësve të këtij sulmi.

“Nga kjo mbledhje u bëjmë thirrje organeve të rendit që me urgjencë të marrin veprime ndaj përgjegjësve të këtij sulmi”, ka thënë ai.

Leave a Reply