Kur ora troket tre herë në mëngjes

Nga Dr. Edvin Prifti

Kur lexova kete diku,
pyeta veten: Cdo te thote?
Kurajo ne tre te mengjesit??
Po sigurisht mendova,
Logjike!

Me ka ndodhur mijera here,
Shpesh here per te ndalur vdekjen nese mundesha,
Dhe kur smunda!
Tre e mengjesit eshte ora me e keqe.

Eshte ora kur je i vetem,
Dhe kur vetmia eshte e vetmja qe ke ne krah,
E cila te mbeshtjell nen trysnine e saj,
Dhe te thote – kjo eshte ora ime, momenti im.
Eshte ora kur ben llogarite me jeten tende,
Gabimet dhe keqardhjet e tua,
Ngasherimet dhe humbjet e tua,
Braktisjet dhe zhgenjimet,
Pasigurite dhe fyerjet,
Dritherimat dhe makthet qe te perndjekin,
Dhe mbi gjithshka ato llogari qe nuk te dalin te sakta.
Eshte ora kur te kap ankthi dhe pasiguria,
Kur te miklon e keqja brenda vetes,
Dhe ti i pafuqishem qendron
Mendon qe problemi qe ke eshte shume i madh
Dhe nuk mund te zgjidhet,
Pasi zgjidhje ska dhe smund te kete.
Je i vetem, e pakuptimte te zgjosh te tjeret!

Je vetem, dhe degjon vetem jehonen e dhimbjes tende.
Ulerimen shurdhe te mendjes tende
Qendron aty, rrotullohesh ne vetmi,
Dhe nuk di se si do tia dalesh?!
Dhe me pas, ti.mendon,
Mendon,
Duke shkaterruar cdo neuron brenda teje.
Kalon pak kohe,
Mbase shume kohe,
Por gjithesesi ty te duket pak.
Koha ka humbur nocionin e saj per ty,
Ajo regetin diku brenda teje pa kuptim,
Pa arritur te leviz akrepat e saj

Fillon qe pak drite te filtroje ne erresire,
Vjen agimi, zbardhja ne vetmi,
Degjon qe ne shtepi dikush po leviz,
Te vjen aroma e freskise se zbardhjes ne zbrazeti.
Dicka po rilind,
Dicka rikthehet ne jete,
E kupton qe ora e vetmise po mbaron,
Edhe pse ajo perseri tek ty do kthehet,
Pasi ajo ushqehet prej teje!

Dhe problemet e tua marrin nje dimension tjeter,
Nje dimension qe reflektohet nga agimi.
Mbase per pak,
Mendon qe ne nje menyre do ia dalesh,
Mbase. Si?
Kurajo e agimit,
Kurajo per te rifilluar,
Kurajo per harresen e vetmise,
Kurajo per oren 3 te mengjesit tjeter,
Qe edhe pse pa deshire,
Do te vije perseri.