Kumbaro: Pesë arsye pse duhet të votoni vetëm Partinë Socialiste

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës, Mirela kumbaro në takimin me të rinjtë e Gjirokastrës renditi pesë arsye pse duhet të votojnë vetëm Partinë Socialiste.

Në takimin ku është i pranishëm edhe kryeministri, njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama për prezantimin e skuadrës së re për Shqipërinë në BE 2030, Kumbaro tha se “për të ndenjur tek 5, dua të përmend pesë arsye pse ia vlen dhe pse duhet që të votohet vetëm PS. Në qarkun e Gjirokastrës nuk diskutohet, por në gjithë Shqipërinë”.

“Pesë arsye, e para, për gjithë transformimin që ka sjellë rilindja urbane në shtatë bashkitë”, tha Kumbaro. “E dyta, për promovimin që i është bërë këtij qarku nga qeverisja e PS dhe kryeministri si destinacioni kryesor turistik. E treta, për kthimin e këtij qarku në zemrën e jugut që lidh gjysmën e Shqipërisë. E katërta, duke qenë një qark bujqësor dhe blegtoral ju 5 vjet më parë fjala agroturizëm nuk ekzistonte sot është një realitet. E pesta, për ata që është më e rëndësishmja për vizionin evropian 2030 që ju të rinjtë e të rejat edhe kur të doni të bëni aventura në botë të keni atë pasaportën që të ktheheni sa herë të doni”, theksoi Kumbaro.

Më tej Kumbaro u shpreh se “ky qark me shtatë bashkitë e tij është prova më e gjallë, më prekshme se çfarë ka ndodhur në këto 12 vite. Ka qenë viti 2013 kur erdha si ministre Kulture, binte shi, ishte gri ishte rrënoja në orën 2 jeta kishte mbaruar këtë fundjavë nuk gjeja vend në hotel ishte plot, dyqanet, restorantet, rrugët plot të rinj. Pa dyshim kur Gjirokastra sot ka kalanë më të vizituar nga të gjitha kalatë kur Gjirokastra në 2024 priti 600 mijë vizitorë që nuk e imagjinonte, përkundër 6 mijë në vitin 2014. Kur Gjirokastra ka shtuar bujtinat, hotelet, Përmeti, Tepelena, Memaliaj edhe në Libohovë ka bujtina”.

“Kjo është falë jush, falë punës që bëjnë banorët e këtij qarku, ama është falë një infrastrukture fantastike. Bashkia e Tepelenës, Përmetit të ktheheshin në udhëkryqin në rrethrrotullimin mes juglindjes e jugperëndimit mes Korçës e bregut, mes Beratit dhe Kolonjës, është zemra e jugut e Vjosës e parkut më të bukur në Evropë. Shikoj në sytë e çdonjërit prej jush në atë gjysmëjavën që e kaloj këtu prej më shumë se 10 vjetësh, shumë gëzim, shpresa jeni ju që e mishëroni më mirë se kushdo atë që vizioni ynë Shqipëria 2030, Shqipëria evropiane që do të kalojë patjetër në gishtat e kësaj dore”, tha Kumbaro.