Ku gaboi LSDM-ja që po fuqizohet VMRO-ja?

Shkup, 29 nëntor – Kur publikohen rezultate të anketave nga ku shihet një epërsi të partisë opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE, menjëherë lë të kuptojë që Qeveria e udhëhequr nga LSDM me partnerë koalicioni nuk po e bëjnë punën si duhet prandaj ka edhe pakënaqësi si dhe rritje të besimit për partinë që dikur e ka “rrjepur” vendin. Fuqizimi i VMRO-së më shumë flet për dobësinë e LSDM-së, parti e cila u rrit dhe erdhi në pushtet në kurriz zë shqiptarëve, dhe tani si duket nuk po dinë të menaxhojë dhe të plotësojë nevojat e qytetarëve. Rikthimi i VMRO-së në Qeveri në periudhën kur vendi është afër marrjes së datës për fillim të negociatave me BE-në do të shkaktojë një rikthim prapa në këtë rrugëtimin, eurointegrues, shkruan Zhurnal.

Gabimet e LSDM-së po pasojnë me fuqizim të VMRO-së?

LSDM-ja e njohur dikur si partia revolucionare, u bë shpresa e gjithë qytetarëve pa asnjë dallim, mbase edhe parullat e dikurshme ishin “shoqëri për të gjithë”, dhe “e vërteta për Maqedoninë”, por sot pas më shumë se 6 viteve në pushtet nuk u dëshmua Maqedonia e Veriut si shtet i të gjithë qytetarëve dhe aq më pak nuk doli në shesh e vërteta për Maqedoninë e Veriut.

LSDM erdhi në Qeverisje fal ndihmës së shqiptarëve të cilët ia dhanë më shumë se një mundësi, por ja që në fund po rezulton se nuk e ka mirëpritur dhe menaxhuar si duhet mundësinë e dhënë. Kjo parti erdhi me premtimin megaloman se do të zbardhen të gjitha e montuara politike, ku për pasojë ishin viktimat shqiptarë që dergjeshin burgjeve dhe ende janë në të njëjtën gjendje. Ky premtim i pa përmbushur ka ndikuar, që edhe besimi në gjyqësi të jetë vetëm 8%, kjo përqindje alarmante edhe e theksuar si shqetësim ka qenë edhe nga ish ambasadorja e SHBA-së në Shkup, Kate Berns.

Por, menaxhimi i dobët i LSDM-së me vendin nuk është dëshmuar vetëm me besimin e ulët në gjyqësi, e njëjta është dëshmuar edhe në shëndetësi, arsim, e kulturë. Kur flasim për ekonominë mbase justifikim i Qeverisë çdoherë është se kemi të bëjmë me një krizë ekonomike globale, por serish është përgjegjësi e secilit shtet të pavarur të menaxhojë që dëmet të jenë sa më të vogla. Ndërkaq, ajo që është shqetësuese është fakti se Maqedonia e Veriut është ka 7.7 miliardë euro borxhe.

Kur flasim për trajtimin e shqiptarëve në vend, kemi të bëjmë me nëna shqiptare të moshuara që mezi marrin e disa ende nuk mund të marrin shtetësinë e vendit, që trajtohen si të huaja edhe pse jetojnë në këtë vend, nga ana tjetër persona të kërkuar, kriminelë marrin shtetësi të Maqedonisë së Veriut pa asnjë problem.

Megjithatë, vetëm përgjatë këtij viti ka pasur një revoltë të gjithanshme nga gjitha sindikatat në vend, raste korrupsioni pa masë, me çka ambasadorja e re amerikane në Shkup, Prajs Aggeler, që korrupsioni është shkaktari kryesor pse të rinjtë po e braktisin vendin. Krejt këto parregullsi kanë ndodhë në periudhën që me vendin po qeverisë LSDM-ja.

Cilat janë rezultatet e anketës Market Vision?

Pothuajse 60 për qind e qytetarëve të anketuar maqedonas janë përgjigjur negativisht në pyetjen nëse Maqedonia po lëviz në drejtim pozitiv apo negativ. Të anketuarit përgjegjësinë më të madhe për situatën në vend e vendosin në Qeveri dhe në cilësinë e partive në pushtet (61.2%).

Sipas të anketuarve, problemi më i madh me të cilin përballet vendi ynë është inflacioni dhe rritja e çmimeve të energjisë elektrike dhe produkteve të naftës (44%), ndërsa 26.3% janë përgjigjur për papunësinë dhe uljen e aktivitetit ekonomik. Prandaj, 70.3% e të anketuarve mendojnë se problemi më i madh në vend janë faktorët ekonomikë. Nga faktorët joekonomikë veçohen krimi dhe korrupsioni me 20 për qind.

VMRO në epërsi partia e parë në vend që gëzon besimin më të lartë-

Pyetjes “Nëse mbahen zgjedhjet nesër, a do të dilni të votoni”, 56,6% e të anketuarve janë përgjigjur me “po”. Nga qytetarët e vendosur, 18,6 për qind kanë thënë se do të votojnë për VMRO-DPMNE-në, ndërsa 9,4 për qind për LSDM-në.

Një epërsi dyfish më e madhe e VMRO-së ndaj LSDM-së, që këto rezultate tregojnë qartazi për mos përmbushjen e pritjeve të qytetarëve nga ana e pushtetit LSDM me partnerë të koalicionit.

Ajo që është interesante për rejtingun e partive politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është rënia e popullaritetit të tyre. Rejtingu i BDI-së po bie në krahasim me sondazhet e mëparshme, ngjashëm edhe me Aleancën për Shqiptarët dhe Lëvizjen Besa, kjo e fundit ka një epërsi ndaj ASH-së. Kjo çon në një zhgënjim të përgjithshëm të elektoratit shqiptar me përfaqësuesit e tyre politikë.

Sipas rajoneve, përparësia e VMRO-DPMNE-së është bindëse në rajonin lindor dhe atë të Vardarit, ndërkaq elektorati i së majtës është kryesisht i përqendruar në Shkup.

Një rikthim i VMRO-së në Qeveri është i dëmshëm për vendin sidomos përgjatë rrugëtimit eurointegrues, nga kjo parti nuk ka frymë perëndimi, në fakt janë të orientuara në drejtime tjera që bien në kundërshtim me interesat e shtetit dhe qytetarëve, aq më keq do të jetë një koalicion i mundshëm me të Majtën e Apasievit.  /Zhurnal.mk