KS-ja e KB-së do të diskutojë për pohimet ruse se Kievi do të mund të përdorë bombë “të pistë”

Këshilli i Sigurimit të KB-së sonte pas dyerve të mbyllura do të debatojë për akuzat e Rusisë se Ukraina po përgatitet të përdorë “bombë të pistë”, pohim që vendet perëndimore dhe Ukraina e mohuan.

Diskutimi do të mbahet në iniciativë të Rusisë. Ambasadori rus në KB, Vasilij Nebenzia, ka dërguar letër Këshillit të Sigurimit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të KB-së, Antonio Guteresh, në të cilën i përsërit akuzat për provokime nga Ukraina.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergej Shojgu pardje për këtë çështje bisedoi me telefon me ministrat e Mbrojtjes të Turqisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe SHBA-së.

Shojgu me këtë rast e përcolli atyre shqetësimin e tij për “një provokim të mundshëm të Ukrainës” dhe përdorimin e mundshëm ukrainas të të ashtuquajturit një bombë “të ndyrë” në territorin e saj dhe më pas të fajësohet Rusia për sulmin.

Ukraina dhe vendet perëndimore lëvizjen e tillë të Moskës e shikojnë si kërcënim se nën një pretekst të tillë pikërisht Rusia mund të përdorë bombë “të pistë”.