Kryetari Komunës së Gazi Babës më “i fortë” se ligji!
Shkup, 18 tetor – Agjencia e Lajmeve Zhurnal ka trajtuar shpesh herë temat që kanë të bëjnë me mos respektimin e Ligjit për Zbatimin e Gjuhëve, ndër shumë institucione të tjera që akoma nuk e zbatojnë dhe respektojnë këtë ligj është edhe Komuna e Gazi Babes. Kreu i kësaj komuna, Boban Stevkovski, po tenton të luaj një rol që as nuk i ka hije e as nuk i shkon përshtati, në vend se të krenohet me punë e rezultate tjera ai po e mban stafetën e një kryetari që po i reziston ligjit. Do të thotë ai po tenton të shpallet si “baba” për shkelje të ligjit. Inspektorati për zbatimin e gjuhëve është institucioni përgjegjëse që ka kompetenca ndëshkuese në rast të mos zbatimit të gjuhëve. Deri tani drejtori paraprak nuk e ka ndëshkuar për arsye të panjohura, tani drejtori aktual, Arsim Idrizi, në prononcim për Zhurnal tha është çështje që po e trajtojmë me seriozitet dhe në këtë Komunë do të iniciohet mbikqyrje e rregullt që do të ketë vëzhgim të posaçëm për ecurinë e zbatimit të Gjuhëve. Sipas drejtorit është çështje muajsh kur do të vendoset përfundimisht ndëshkimi i kryetarit në rast të mos respektimit të aktvendimit të Inspektoratit, shkruan Zhurnal.
Boban Stevkovski kryetari që po i “reziston” ligjit–
Zhvillimet politike po ecin e ndryshojnë, kryetari Komunës së Gazi Babës në vend ka stagnuar, çështja e zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve po i bën bela e problem këtij kryetari. E ka të vështirë ta pranojë realitetin e ri e objektiv prandaj po vazhdon të tregohet subjektiv e indiferent ndaj çështjeve që janë me rëndësi.
Sipas regjistrimit ët fundit të popullsisë, atij të vitit 2022 u kuptua se në Gazi Babë jetojnë 20.46% shqiptarë, për dallim nga viti 2002 kur në këtë komunë kishte 17.2% shqiptarë. Kjo tregon që numri i shqiptarëve shkon në rritje e sipër në këtë komunë, prandaj edhe detyrimi për zbatimin e këtij ligji ishte befasi për të parin e komunës.
Agjencia e Lajmeve Zhurnal kontaktoi drejtorin e Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizin, i cili tha se kjo çështje do të rregullohet me doemos sepse edhe ashtu është lënë zvarrë nga paraardhësi im. Secili kryetar e drejtor pavarësisht cilit subjekt apo etni i takon do të ndëshkohet sipas predispozitave ligjore. Pra, sipas Idrizit përballë ligjit të gjithë jemi të barabartë e si të tillë duhet të trajtohemi.
“Kam shqyrtuar dokumentacionet dhe kam vërejtur që nga paraardhësi im është ndërmarrë vetëm masa të mbikëqyrjeve të jashtëzakonshme që ndërlidhen vetëm me faqen zyrtare të komunës. Por, që kam konstatuar që është e pamjaftueshme për ta zgjidhur problemin në tërësi. Prandaj, kam marrë vendim konkret që sa më parë të formohet grup i posaçëm që të jetë në vëzhgim pra flas për inspektim të rregullt në këtë komunë”, tha Arsim Idrizi për Zhurnal, drejtor i Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve.
Ai tutje shtoi se muajin që vjen do të dërgohet inspektim i rregullt nëse nuk janë bërë korrigjimet e duhura të parapara sipas aktvendimit të Inspektoratit i njëjti do të ndëshkohet sipas predispozitave të parapara ligjore. Pra, ndëshkim do të ketë porsa të konstatohen shkeljet.
“Kryetari Komunës së Gazi Babës është rast i rrallë edhe më i ndërlikuar për faktin se kjo komunë i nënshtrohet respektimit e zbatimit të plotë të ligjit pas rezultateve të regjistrimit të vitit 2022, prandaj është më delikata dhe u nevojiten kohë. Edhe pse ky kryetar e ka një aktvendim nga Inspektorati për ndryshimet që duhet t’i bëj, nëse nuk i përfundon deri në fund të vitit do të merren masa ndëshkuese. Pra, përsëris kësaj komune i është më dashtë më kohë prandaj nuk kemi vepruar menjëherë. Dhe, nën udhëheqjen time do të formohet inspektim i rregullt në këtë komunë për të evituar gjitha shkeljet e mundshme, si në tabela, vulë, aktet ligjore e gjithçka tjetër” përfundoi drejtori Idrizi për Zhurnal.
Se nuk zbatohet Ligji për Përdorimin e Gjuhëve në përgjithësi e në veçanti që nuk respektohet gjuha shqipe në këtë komunë është lehtë e kuptueshme, në hyrje të komunës është tabela e vendosur vetëm në një gjuhë, atë maqedonase, pastaj një kërkim i thjesht në faqen e internetit vërehet se gjuha shqipe nuk është askund. E kjo gjë pritet të marrë fund edhe me masat ndëshkuese e vëzhguese të paralajmëruara nga drejtori i Inspektoratit për Përdorimin e Gjuhëve, Arsim Idrizi. Ligjet ekzistojnë sepse duhet të zbatohen në të kundërtën humbë kuptimi edhe i pushtet ligjvënës që kot sjellin ligje kur në praktikë të njëjtit shkelen e nuk zbatohen. /Zhurnal.mk