Kryeministri Kovaçevski në takim tet-a-tet dhe në audiencë te papa Frençesku

Shkup, 23 maj – Filloi takimi tet-a-tet i kryeministrit Dimitar Kovaçevski me papa Françeskun. Takimi realizohet në kuadër të vizitës zyrtare dhe pune të delegacionit të Maqedonisë së Veriut në Vatikan dhe Romë, me rastin e shënimit të 24 Majit – Ditës së Iluministëve sllavë Kiril dhe Metodi.

Pas takimit është paraparë edhe audienca te Papa Françesku, ku së bashku me Kovaçevskin do të marrin pjesë edhe vajza Tamara Kovaçevski, si dhe anëtarë të delegacionit, ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska Stojçevska.

Në delegacion janë edhe Martin Popovi, shef i kabinetit të kryeministrit, Ana Andreeva, sekretare për komunikim, marrëdhënie me publikun dhe protokoll të kryeministrit, Darijan Sotirovski, drejtor i Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare, Nikolla Jankullovski, rektor i universiteti Sh. Kirili dhe Metodi, Pimen Ilievski, mitropoliti i KOM-AO, Josif Todorovski, mitropoliti i KOM-AO dhe Zoran Stojanov, dekan i Dioqezës së Kishës Katolike të Strumicës”.

Më pas gjatë ditës, Kovaçevski së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani do të kenë takim me sekretarin shtetëror të Selisë së Shenjtë, Pietro Parolin dhe sekretarin për marrëdhënie me shtetet, Pol Riçard Galager.

Si pjesë e vizitës zyrtare, kryeministri Kovaçeski sot do të takohet edhe me kryeministrin e Bullgarisë Kiril Petkovin

Programin për nder të 24 Majit – Ditën e Iluministëve Sllavë Kirlit dhe Metodit, sot delegacioni i Republikës së Maqedonisë së Veriut do ta përmbyll me vendosjen e kurorës me lule në pllakën përkujtimore në gjuhën maqedonase në Bazilikën Papale të Santa Maria Maxhore dhe me një program të përshtatshëm kulturor e artistik në do të marrin pjesë edhe artistët tanë të shquar që jetojnë dhe punojnë në Itali.