Krijimi i vendeve të punës në SHBA shumë i lartë në janar

Vendet e reja të punës të krijuara nga punëdhënësit amerikanë janë rritur për 517.000 në janar. Rritja e vendeve të reja të punës është në m ënyrë befasuese e fuqishme në kushte të lëvizjeve agresive të Rezervave federale të SHBA-së për të luftuar inflacionin me rritjen e normave të interesit. Shkalla e papunësisë ka rënë në 3.4 për qind muajin e kaluar, duke arritur nivelin më të ulët në gjysmë shekulli. Të dhënat më të fundit tregojnë një treg elastik të punës me papunësi të ulët, relativisht pak pushime nga puna dhe shumë vende të lira, edhe pse shumica e ekonomistëve parashikojnë se do të ketë recesion.

Rritja e vendeve të punës në janar, që e ka tejkaluar rritjen në dhjetor me 269.000, mund të hedhë dyshime nëse presionet inflacioniste do të lehtësohen më tej në muajt e ardhshëm. FED ka rritur normat bazë të interesit tetë herë që nga marsi, në një përpjekje për të frenuar inflacionin, i cili arriti nivelin më të lartë në 40 vitet e fundit, përpara se të ngadalësohej gradualisht.