KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, shkarkoi sot nga detyra, prokurorin e Tiranës, Gjergji Tako.
Vendimi u mor nga trupi gjykues i KPAS-së i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare.
Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues, me shumicë votash, vendosi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit Gjergji Tako.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

