Kovaçevski: Ta ruajmë dhe avancojmë gjuhën maqedonase

Shkup, 5 maj – Kjo Qeveri sinqerisht dhe fuqishëm është e përkushtuar në kultivimin dhe avancimin e gjuhës maqedonase, përkujtuesin e përhershëm të ekzistimit tonë si popull. Sot, prioritet i ynë mbetet nxitja e zhvillimit dhe afirmimit të gjuhës maqedonase si investim i ynë i vazhdueshëm për të ardhmen e saj. E ardhmja e gjuhës sonë është e ardhmja e atdheut tonë. Gjuha është materie e gjallë dhe më se dukshëm do të tregojë se kujdesemi për të përmes mënyrës se si e flasim, si e shkruajmë dhe si e lexojmë gjuhën letrare maqedonase. ta ruajmë, avancojmë dhe ta bartim me dinjitet tek të gjitha gjeneratat pas nesh, porositi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski në shënimin e 5 Majit – Ditës së gjuhës maqedonase.

Krahas kryeministrit Kovaçevski, folën edhe ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska, ministri i Arsimit dhe Shkencës, jeton Shaqiri, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, drejtoresha e Institutit për gjuhë maqedonase “Kërste Misirkov”, Elena Jovanova Grujovska dhe profesori Ljudmill Spasov.
Kovaçevski porositi se Qeveria është e përkushtuar në kultivimin e gjuhës maqedonase, si identitet nacional dhe kulturor.
“E vazhdojmë mbështetjen ndaj një numri të madh të veprave letrare nga veprimtaria botuese e institutit për gjuhë maqedonase, si kontribut për pasurimin dhe avancimin e gjuhës maqedonase. Gjuha maqedonase është gjuha e Bllazhe Koneskit, Gane Todorovskit, Danica Ruçigaj, Ante Popovskit, Sllavko Janevskit, Mateja Matevskit, Petre M. Andreevskit, Vidoe Podgorecit, Olivera Nikollovskës dhe shumë letrarëve të tjerë të mëparshëm dhe të tanishëm të cilët lanë mijëra libra të shkruara nga penda e tyre maqedonase”, theksoi Kovaçevski.

Ai theksoi se sot kemi një armatë të vërtetë të vogël të maqedonistëve në botë, studentë në universitetet në Ankara, Stamboll, Rjekë, Budapest me studime deri-diplomike dhe pas-diplomike dhe një sërë qendrash të tjera universitare në botë.

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska e ceki veçorinë e gjuhës maqedonase, foli për një pjesë të karakteristikave të saj dhe të alfabetit maqedonas, për pasurinë e dialekteve…

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri e uroi Ditën e gjuhës maqedonase dhe theksoi se kultivimi i mëtutjeshëm, mbrojtja, avancimi dhe afirmimi i gjuhës maqedonase mund të ngritet vetëm në themele të fuqishme që i vendosë arsimi.

Nga këtu, siç tha, edhe rëndësia e investimit në përmirësim dhe zhvillim të arsimit që për këtë Qeveri dhe për MASH-in është prioritet. Informoi se do të vazhdojë reforma themelore në arsim dhe vendosja e programeve të reja mësimore në arsimin fillor.

Shaqiri e ceki rolin kyç të mësimdhënësit, i cili, siç tha, e ndërton raportin e drejtë të nxënësit ndaj gjuhës standarde maqedonase dhe rregullat e saj drejtshkrimore. “Mësimdhënësit e mirë janë vendimtarë për arsim të mirë”, potencoi ministri Shaqiri