Kovaçevski: Me bllokada nuk i shkaktohet dëm Kuvendit dhe Qeverisë, por qytetarëve

Shkup, 6 maj – Me bllokim nuk i shkaktohet dëm as Qeverisë e as Kuvendit, u bëhet dëm vetëm kompanive, qytetarëve dhe shtetit. U bëj thirrje të gjithë deputetëve që të jenë në nivel të detyrës së tyre sepse, siç tha, ata nuk janë zgjedhur nga kryetari i partisë politike e cila merr urdhra nga Budapesti, si të sillet dhe çka të bëjë. Deputetët duhet të jenë përgjegjës sepse ata janë zgjedhur nga populli dhe duhet të punojnë për nevojat dhe për avancimin e jetës së qytetarëve, deklaroi sot kryeministri Dimitar Kovaçevski pas vizitës së kompanisë gjermane nga industria automobilistike “Markart” në rrethinën e Velesit.

Kovaçevski theksoi se është i hapur dhe se Qeveria është e hapur për bashkëpunim. Për Parlamentin thotë se zhvillohet debat më normal parlamentar në të cilin marrin pjesë të gjitha partitë politike dhe ai ka kontakte ditore me përfaqësuesit e partive politike.

“Sa i përket bashkëpunimit në Parlament dhe lidhur me paralajmërimet e opozitës, unë dje thash edhe ara asaj se bëhet fjalë për një marrëdhënie jashtëzakonisht të papërgjegjshme, do të thotë marrëdhënie inflatike të papërgjegjshme nga ana e kryetarit të opozitës i cili në mënyrë klasike kryen mobing ndaj deputetëve të tij për ta bllokua Kuvendin, diçka që nuk duhet të bllokohet. Kuvendi duhet të paraqesë vend ku sillen ligje, ku avancohen ligje sepse ato ligje nuk sillen për Qeverinë, por për partitë politike. Ato ligje sillen për qytetarët dhe për kompanitë të cilat e avancojnë këtë shtet”, deklaroi Kovaçevski.

Ai theksoi se në Kuvend tani më ka disa ligje të cilat janë përgatitur me ndryshime të kërkesës së investuesve, ndërsa ndryshimet ligjore do të mundësojnë përshpejtimin e procesit të prodhimit dhe të proceseve logjistike, do ta rrisim shitjen dhe kjo do të thotë rritje të numrit të vendeve të punës dhe rritje të pagave të të punësuarve të përhershëm.

Në pyetje të gazetarëve për thirrjen e takimit të liderëve me të gjitha partitë, Kovaçevski tha se mund të bisedojnë me të gjitha partitë. Shtoi se edhe sot ka takime me kryetarët e partive për avancimin e zgjidhjeve ligjore, për përballjen me krizën energjetike, për përballjen me krizën ekonomike.

“Shantazh me miratime, pesë ditë, katër ditë, pika e vetme e rendit të ditës, zgjedhje të parakohshme – një takim të tillë nuk mund të ketë. Prandaj nuk mund të jetë pika e vetme – zgjedhje të parakohshme. VMRO-DPMNE-ja para gati një viti mori mandat në pjesën më të madhe të komunave në shtet. E shihni çka po ndodh në komuna. Nuk ka asnjë projekt”, potencoi kryeministri Kovaçevski.

Ai thotë se qëndrimi i tij për mbajtjen e takimit të liderëve nuk është në kundërshtim me deklaratën nga partneri i koalicionit BDI dhe përsëriti se duhet të ketë takim për tema të cilat, siç tha, janë në interes të qytetarëve, e jo pika e vetme e rendit të ditës të jenë zgjedhjet e parakohshme, sepse zgjedhje do të ketë në vitin 2024.

Sipas tij, në fillim në komunat ka pasur disa prezantime të projekteve, të cilat janë lënë nga kryetarët paraprakë të komunave. Konsideron se në Qytetin e Shkupit ndryshojnë drejtorët në çdo dy muaj dhe nuk po ndodh asgjë tjetër.

“Prandaj le ta marrin përgjegjësinë në duart e tyre, le të tregojnë se mund të punojnë në komunat për atë që premtuan dhe asnjë premtim ende nuk është realizuar. Parlamenti të funksionojë, Qeveria ka mbështetje të madhe parlamentare në Kuvend varësisht nga qeveria paraprake sepse tani kemi 64 deputetë mbështetje, për më tepër edhe një parti e cila na u bashkua në koalicion dhe nuk ekzistojnë kurrfarë kufizime për sjelljen e vendimeve të nevojshme për qytetarët”, porositi kryeministri Kovaçevski.