Kovaçevski: Bashkë do të punojmë në agjendën evropiane, mundemi dhe dimë të sigurojmë jetë më të mirë për të gjithë

Shkup, 1 janar  – Nëse viti 2023 ishte vit i mundësive të reja, pres që viti 2024 të jetë vit i realizimit të perspektivave evropiane, vit në të cilin të gjithë bashkë do të punojmë në përmbushjen e agjendës evropiane, të përmbushjes së qëllimit tonë të dytë, të shumëpritur pas anëtarësimit në NATO, ndërsa ai është anëtarësimi në BE, porosit kryeministri Kovaçevski në urimin e Vitit të Ri dërguar qytetarëve.

Siç bën të ditur Kovaçevski, në vitin e ri hyjmë me mundësi të reja dhe plane të reja për arritje edhe më të mëdha.

“Qytetarët janë para të gjithëve dhe mbi të gjithë! Edhe në vitin e ri do të vazhdojmë të punojmë intensivisht për paga dhe pensione edhe më të mëdha, vazhdojmë me mbështetje të nxënësve, studentëve, pensionistëve, kategorive më të ndjeshme, por edhe sektorit të biznesit. Nuk do të lejojmë që askush të lihet vet që të përballet me sfidat”, thekson kryeministri.

Ai në urim foli për arritjet në vitin e kaluar. 

“Viti i kaluar do të mbahet mend për shumë sfida që me përgjegjësi dhe përkushtim i shndërruam në mundësi të reja. Duhet të jemi krenarë që së bashku arritëm të arrijmë shumë për të gjithë. Ne kemi ruajtur vendet e punës dhe kemi krijuar të reja, kemi mundësuar rritje historike të pagave dhe pensioneve, kemi ndihmuar fermerët. Me një sërë masash kundër krizës arritëm të mbrojmë standardin e jetesës dhe ta mbajmë ekonominë stabile”, thekson Kovaçevski.

Kryeministri dërgoi edhe porosi për unitet.