Kosovës i shtohen edhe dy festa zyrtare
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti ka propozuar që 26 korriku të shënohet si Dita e Policëve të rënë në krye të detyrës.
Kurti ka theksuar që ky vendim të merret krahas Ditës Memoriale të komunitetit egjipitian, datë kjo që shënohet më 24 qershor.
“Qeveria ka dhënë mendimin e saj për nismën legjislative të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës. Qeveria ka propozuar që krahas 24 Qershorit si Dita Memoriale e komunitetit egjiptian në këtë projektligj të shtohet edhe 26 Korriku si Dita e Policëve të rënë në kryerjen e detyrës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë. /Zëri