Kosovë/ Mbi 17 mijë vaksinime në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë(MSH), sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 17 mijë e 986 doza të vaksinës kundër COVID-19.

MSH ka bërë të ditur se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 539 mijë e 752 doza të vaksinës.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më sot 183 mijë e 240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Dy persona kanë vdekur, ndërsa janë shënuar 1009 raste të reja me koronavirus nga 6 mijë e 784 testime të kryera në 24 orët e fundit në Kosovë.