Kosova regjistron mbi 2 mijë raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit

8 të vdekur dhe 2 mijë e 236 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar brenda 24 orëve në Kosovë.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë kësaj periudhe janë realizuar 11 mijë e 373 testime.

Sot janë shëruar 138 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106 mijë e 546.

Në total numri i rasteve aktive është 14.249.