Kosova regjistron 562 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit, nga 5.272 testime, 562 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Po ashtu në 24 orët e fundit janë dhënë 17.085 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 504.817 doza të vaksinës.
Deri më sot 170.852 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 78 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.843.
Në total numri i rasteve aktive është 2.640.