Kosova në 24 orët e fundit regjistron 888 raste të reja me Kovid-19
Pas një kohe të gjatë është shënuar rekord i rasteve të reja me COVID-19 në vend. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar edhe 888 raste të reja me koronavirus nga gjithsej 6.086 testime të kryera, që është numër gjithashtu më i lartë.
Gjatë 24 orëve të fundit ka vdekur një person me COVID-19, derisa janë shëruar 38 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 105.881.
Në total numri i rasteve aktive në vend është 3.489, njofton Klankosova.tv.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.905 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 521.737 doza të vaksinës. Deri më sot 174.991 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.