Kosova me numër rekord të infektimeve me Kovid-19 në 24 orët e fundit

Sërish shifra të larta të infektimeve me koronavirus në Kosovë. Në 24 orët e fundit, autoritetet atje raportuan 4 viktima të tjera si pasojë e COVID-19.
Nga mbi 10 mijë e 258 testime kanë rezultuar pozitivë 2110 qytetarë.
Në total numri i rasteve aktive është mbi 12 mijë ku shumicën e tyre i ka Prishtina. Në 24 orët e fundit janë dhënë mbi 20 mijë doza vaksinash.