Kongresi amerikan nuk e zgjodhi kryetarin e Dhomës së Poshtme edhe pas rrethit të katërt të votimit

Dhoma e Poshtme e Kongresit amerikan, Dhoma e Përfaqësuesve, ende është pa kryetar pas dështimit të rrethit të katërt të votimit.

Përçarja në radhët e republikanëve për momentin nuk lejon që të zgjidhet favoriti Kevin Mekarti.

Kjo është hera e parë në 100 vitet e fundit që kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan të mos zgjidhet në rrethin e parë.