Konfiskohet mbi një ton materie për prodhimin e drogës me vlerë mbi 50 milionë euro
Shkup, 3 shkurt – Mbi një ton materie për prodhimin e amfetaminit, me vlerë mbi 50 milionë euro, të dedikuar për vende nga Bashkimi Evropian konfiskoi sot policia në Aeroportin e Shkupit.
Në aksion të policisë është shkatërruar një grup i organizuar kriminel dhe është konfiskuar mbi një ton prekursorë, prej të cilit duhej të prodhohet amfetamini. Dërgesa është nisur nga Kina, ndërsa, destinacioni i fundit ka qenë një vend i BE-së.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme e konfirmuan aksionin dhe paralajmëruan hollësira gjatë ditës.

