Konferencë “Perspektivat e arkeologjisë ballkanike (PeBA)” në Ohër

Shkup, 25 maj – Konferenca e tretë ndërkombëtare “Perspektivat e arkeologjisë ballkanike (PeBA)” fillon sot në Ohër. Fokusi do të jetë në “Mekanizmi i fuqisë së epokës së bronzit dhe hekurit në Evropën Juglindore”.

Interesimi për kërkimin shkencor mbi temën e elitës dhe fuqisë në Evropën Juglindore fillon me zbulimin e të ashtuquajturave varre princërore dhe gjetjet e jashtëzakonshme të gjetura në nekropolin e Trebenishtit dhe rrafshnaltën e Glasinacit në fund të shekullit të 19-të dhe në fillim të shekullit të 20-të. Ky lloj varrimi shoqërohet vazhdimisht me një fenomen të ngjashëm në Evropën Qendrore për të cilin janë përdorur qasje të ndryshme për t’i shpjeguar ato, informojnë nga Muzeu Arkeologjik në Shkup.

Konferenca organizohet nga shkencëtarë më të mirë në fushën e arkeologjisë nga Evropa, duke përfshirë Dr. Mario Gavranoviç nga Akademia Austriake e Shkencave në Vjenë, Dr. Daniela Hajlman nga Universiteti Ludvig Maksimilian në Mynih, Dr. Marek Verçik nga Instituti i Arkeologjisë Klasike në Universitetin Karles në Pragë në bashkëpunim me Pero Arxhanliev nga Muzeu Arkeologjik në Shkup.

Fjalim hyrës në hapje të konferencës do të ketë prof. Dr. Hristo Popov, Drejtor i Institutit Arkeologjik Kombëtar dhe Muzeut pranë BAS në Sofje, Bullgari. Ndër pjesëmarrësit në PeBA-në e tretë janë përfaqësues nga Austria, Shqipëria, Belgjika, Bullgaria, Gjermania, Greqia, Italia, Serbia, Turqia, Kroacia, Republika Çeke, Zvicra dhe Maqedonia e Veriut.

Dy konferencat e mëparshme të tilla u mbajtën në vitin 2016 në Sarajevë dhe në 2017 në Beograd. Ngjarja mbështetet nga Universiteti i Shkencave dhe Teknologjisë Informatike “Shen Apostoll Pavle” në Ohër, Komuna e Ohrit dhe Dioqeza Dibër-Kërçovë.