Konferencë për të dhëna të hapura “Të dhënat dhe kultura e transparencës”
Shkup, 18 maj – Fondacioni Metamorfozis organizon Konferencë treditore ndërkombëtare për të dhëna të hapura me temë “Të dhënat dhe kultura e transparencës”.
Siç kumtuan organizatorët, konferenca do të kontribuojë në definimin e gjendjes momentale të të dhënave të hapura në Ballkanin Perëndimor me theks në Maqedoninë e Veriut, theksimin e zgjedhjeve inovative dhe praktike, të bazuara në të dhënat e hapura, të afta të nxisin ndikim social dhe ekonomik dhe krijimin e platformës për dialog dhe mësimin lidhur me të dhënat dhe kulturën e transparencës”.
Konferencën do ta hapin drejtori për zhvillim të Fondacionit Metamorfozis, Filip Stojanovski, u.d. përfaqësues i zyres së USAID-it, Xhejms Stajn dhe mininstri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Admirim Aliti.
Praktikantë të ftuar, teoricientë dhe palë të interesuara do të diskutojnë për gjendjen me të dhënat e hapura nga sektori publik në Maqeodninë e Veriut dhe rajon.
Konferenca është në kuadër të projektit të USAID-it për pjesëmarrje qytetare.

