Komisioni federal i SHBA-së e shfuqizoi miratimin për pajisje të re nga “Huavei” dhe “ZTE”

Qeveria amerikane e ndalon shitjen dhe importin e pajisjeve të komunikimit të bëra nga prodhuesit kinezë të telefonave të mençur dhe furnizuesit e pajisjeve të rrjetit “Huawei” dhe “ZTE”, duke theksuar se ato paraqesin rrezik të papranueshëm për sigurinë kombëtare, njoftoi rregullatori amerikan i telekomunikimit FCC.

“Si rezultat urdhrit tonë, asnjë pajisje e re “Huawei”-it ose “ZTE”-së nuk mund të miratohet,” shkroi komisari i FCC-së, Brendan Kar në Tuiter. Ekziston edhe mundësi për marrjen e miratimeve ekzistuese”, shtoi ai.

Kjo është “hera e parë në historinë e FCC-së” që të ndalohet miratimi i pajisjeve të reja për shkak të shqetësimit për sigurinë kombëtare, shkroi ai.

Vendimi nuk është një befasi, njofton DPA. Presidenti amerikan Xho Bajden vitin e kaluar urdhëroi me ligj të përjashtohet teknologjia e rrjetit të “Huawei”-it dhe “ZTE”-së nga tregu amerikan, duke e vazhduar politikën e paraardhësit të tij republikan Donald Tramp në kontestin me Kinën.