Koment: Kryetarët e komunave i “hëngrën” 100 ditët e para, sa mund të jemi të kënaqur me rezultatet e tyre?
Shkup, 14 shkurt – Periudha 100 ditore konsiderohet si “stacioni” i parë testues për funksioarët që marin poste, për të bë analizën e punës së tyre, por edhe për llogaridhënie para opinionit. Kjo traditë e pashkruar vlen për qeveritë, për kryeministrat, ministrat, por edhe për kryetarët e komunave. Tani jemi në 100 ditorin e parë të kryetarëve të komunave që u zgjodhën e u rizgjodhën në zgjedhjet e fundit lokale.
100 ditori i parë mund të konsiderohet si i dështuar për 90 për qind të kryetarëve të komunave që fituan në zgjedhjet e fundit. Pati shumë premtime, mirëpo kur bëhet fjalë për realizimet, mbetet ende shumë për të dëshiruar. Lloj-lloj projekte, objekte, salla, investime, ujësjellsa, kanalizime, çka nuk u premtua para zgjedhjeve, por deri tani thuajse asgjë nuk është realizuar.
Një fat për ta është se për çdo dështim në plotësimin e premtimeve mund të arsyetohen me krizën energjetike dhe ekonomike, edhe pse pot ë mos ishte kjo krizë, do të gjenin pa problem ndonjë arsyetim tjetër, shkruan Zhurnal.
E kur jemi te dështimet, në bazë të shumë analizave që janë bë në opinion, paraprin kryetarja e sapozgjedhur e Shkupit, Danella Arsovska.
Ajo ishte e vetmja kandidate që një pjesë të premtimeve të veta i kishte afatizuar për 82 ditë, e jo 100 ditë, mirëpo realizimi ka munguar. Për këtë arsye Arsovska po akuzohet si nga partitë që nuk e përkrahën, poashtu edhe nga një pjesë e madhe e opinionit, se i ka gënjyer qytetarët se në 82 ditët e para të mandatit i ka pastruar të gjitha deponitë në qytetin e Shkupit.
Madje ka akuza se ajo paturpësisht i gënjen shkupjanët se po punon për diçka, por se nuk ka asnjë rezultat konkret. Shumë deponi ilegale që nuk janë pastruar është pamje që shihet gati në çdo komunë të Shkupit, deri sa deponitë nuk pastrohen, krijohen edhe të reja. Pak me shaka, e më tepër seriozishtm thuhet se e vetmja gjë që bëri Arsovska në 82 ditë të mandatit është vendosja e tualetit të lëvizshëm, nivelimi i pusetave dhe partizimi i administratës së qytetit.
Për këtë arsye, duket se kanë mjaft të drejtë ata që thonë se u bë e qartë që Arsovska është deri tani kryetarja më e pasuksesshme e qytetit të Shkupit dhe se qytetarët e Shkupit nuk e meritojnë një kryetare të tillë të paaftë që di vetëm të kërkojë justifikime për mosveprimin e saj.
Nga ana tjetër, ende nuk ka asnjëfarë shenje se do të realizohet një nga premtimet e saj kryesore se transporti urban në Shkup do të jetë pa pagesë për të gjithë qytetarët. Përkundrazi, transporti urban mbetet i shtrenjtë dhe në nivel që vështirë mund ta përballojnë shumë qytetarë të Shkupit. Kandidatja që lavdërohej se për disa gjëra është ndër kuadrot më të mira në Evropë, në 100 ditëshin e saj të parë nuk na bindi asgjë në lëvdatat parazgjedhore.
Në vend se kryetarja e kryeqytetit të të jetë shembull pozitiv për kryetarët e gjithë komunave tjera, ajo mbeti nën hije e shumë prej tyre.
Sa i përket kryetarëve të komunave shqiptare edhe këtu nuk ka vend për shumë optimizëm. Shumica e kryetarëve të komunave vrapojnë poshtë-lartë, fotografohen, reklamohen, por për fat të keq shumë prej komunave shqiptare ende janë në nivel shumë më të ukët në të gjitha aspektet, në krahasim me komunat maqedonase. Si në aspektin e infrastrukturës, sin ë aspektin e investimeve, shërbimeve publike, kaosit urbanistik…, komunat shqiptare vazhdojnë të ngecin në krahasim me ato me shumicë maqedonase. Nuk duam që të krijojmë përshtypje të përgjithshme për ta në bazë të 100 ditëve të para, mirëpo është e qartë se duhet të jenë më energjikë në veprim, sepse fshatrat dhe qytetet tona dita ditës po zbrazen, e shkak për këtë janë kushtet jo të mira në rrethin ku jetojnë, shkruan Zhurnal.
Kurse 100 ditëshin e parë të kryetarëve të komunave, VMRO-DPMNE po e shfrytëzon edhe për të ruajtur frymën e fitores së arritur në zgjedhjet lokale.
“Ndryshime që sjellin të ardhme” ishte motoja e ngjarjes tërë ditore që VMRO-DPMNE-ja organizoi dje në objektin e Filarmonisë, në të cilën kjo parti shpalosi gjithçka që kanë punuar kryetarët e saj të komunave në njëqind ditët e para.
Në kuadër të ngjarjes pasdite në ora 17 mbajti fjalim lideri i partisë Hristijan Mickoski (u ndërpre për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike), ndërsa paraprakisht u organizuan tri panele të veçanta me tema të ndryshme: “Çka trashëguan komunat?”, “Praktikat evropiane në vetëqeverisjen lokale” dhe panelin me moto “Rinia dhe perspektiva e tyre në komuna”.
Përveç kësaj, në tri javët e ardhshme do të organizohen edhe gjashtë raporte rajonale në territorin e Republikës së Maqedonisë, ku do të prezantohen projektet e realizuara në mënyrë individuale.
Sado që motive kryesor mund të jetë ajo që e tham më lartë ruajtja e frymës politike nga fitorja në zgjedhje, megjithatë VMRO-DPMNE u tregua si partia më serioze sa i takon llogaridhënies për punën e kryetarëve të komunave. Është mirë që edhe partitë tjera të përcjellin këtë.///Zhurnal