Koment: A mundet të përsëritet Srebrenica ose Reçaku në Ukrainë?

Shkup, 25 shkurt – Skena nga rrugët e Kievit, deri sa tanku rus shtyp veturën e qytetarit ukrainas, brenda pak kohe u shpërnda në të gjitha cepet e botës, duke vërshuar mediuet dhe rrjetet sociale. Fatmirësisht qytetari ka shpëtuar i gjallë, por kjo video flet shumë për qasjen e Rusisë në sulmin e saj ndaj Ukrainës, ku si duket nuk kursehen as civlët dhe personat e pafuqishëm.

Kjo video prek ndërgjegjen e mbarë botës dhe shton brengat nëse Rusia ka gatishmëri të respektohen Konventat e Gjenevës sa i përket konflikteve.

E për neve që jetojmë në Ballkan dhe në territoret e ish Jugosllavisë, skena në fjalë na ka kthyer kujtimet se si sillej ushtria jugosllave, e kontrolluar nga serbët, në fillim të konflikteve të armatosura nga Sllovenia e Kroacia, e deri në Bosnje e Kosovë, hkruan Zhurnal.

Pasi që sjellja është plotësisht e njëjtë, është legjitime të parashtrohet edhe pyetja nëse edhe pasaojat përfundimtare mund të jenë të njëjta.

A po e toleron perëndimi Putinin si Millosheviqin?

Aq më tepër kur kemi parasyh se edhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, e ka krahasuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, me ish-presidentin e Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, i cili dhe njihej si kasapi i Ballkanit.

Johnson këtë e ka bërë gjatë fjalimit në një seancë të jashtëzakonshme në parlamentin britanik duke four lidhur me situatën në Ukrainë, pas sulmeve ruse.

”Mendoj se një nga gjërat më të hanitshme është fakti se si Putini është afër analogjisë të aksioneve të Sllobodan Millosheviqit. E njëjta pakuptimësi në raport me Kosovën dhe Beogradit dhe Kievit e Moskës”, ka deklaruar ai.

”Por, mos harroni se Sllobodan Millosheviqi vdiq përgjatë gjykimit”, ka thënë më tej kreu i ekzekutivit britanik.

Porosia e kryeministrit Johnson është mjaft e fuqishme, por porosi të ngjashme kishte edhe kundr Millosheviqit gjatë tërë kohëzgjatjes së luftërave në ish Jugosllavi. Kjo na sjell tek një perfundim se tani për tani edhe sjelja e Perëndimit ndaj Rusisë është e ngjashme me sjelljen që kishte ndaj Serbisë, shkruan Zhurnal.

Kjo sjellje e pavendosur, e përcjellur vetëm me deklarata dhe me sanskione ekonomike, më shumë nxit se sa frikëson diktatorët. Një sjellje e tillë i dha hapësirë Milloshevqit që në zemër të Evropës të kryejë gjenocidet më të mëdha që njohu Evropa e pasluftës, si ai në Srebrenicë dhe në Reçak. Gjithçka ndodhi para syve të botës së qytetëruar, e madje edhe para syve të “paqeruajtësve”, siç ishte rasti në Srebrenicë.

Meqë Putin krahasohet me Milosheviqin, madje edhe nga kryeministri britanik, është shumë reale frika se edhe metodat që do të përdorë ushtria ruse në Ukrainë, mund të jenë të njëjta me metodat që përdori ushtria serbe. Kjo e bën reale se një Srebrenicë apo Reçak mund të ndodhë edhe në Ukrainë.

Apelet e president ukrainas, të ngjashmeme apelet e presidentit Rugova dhe Izetbegoviq!

E ndërkohë edhe thirrjet e presidentit ukrainas adresuar tek bashkësa ndërkombëtare, janë shumë të ngjashme me ato të presidentit boshnjak, AlijaIzetbegoviq dhe presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Janë thirrje për ndihmë që për momentin nuk po hasin në vëmendjen e merituar. Vallë duhet të përsëritet Srebrenca e Reçaku, që bashkësia ndërkombëtare të reagojë në mënyrë të merituar?

Presidenti Zelenskiy ka thënë se forcat ruse janë duke shënjestruar zonat e civilëve, ndërkohë që Rusia ka shtuar sulmet në Kiev, duke nisur trupa dhe tanke nga tri drejtime.

 “Ata thonë se objektet civile nuk janë shënjestra. Mirëpo kjo është një tjetër gënjeshtër. Në realitet, ata nuk bëjnë dallim mes zonave ku operojnë”, ka thënë Zelenskyi në një adresim më 25 shkurt.

“Ukrainasit janë duke demonstruar heroizëm” ka thënë ai, duke shtuar se “të gjitha forcat tona po bëjnë gjithçka që është e mundshme” për të mbrojtur njerëzit.

Kryeqyteti ukrainas, Kiev ka lëshuar alarmet pas rinisjes së sulmeve ruse në orët e hershme të së premtes, ka thënë televizioni ukrainas, ndërkohë që autoritetet lokale u kanë bërë thirrje njerëzve të strehohen në ambientet më të afërta.

Zelenskyi ka thënë se Rusia ka rinisur sulmet me raketa në orën 04:00 më 25 shkurt.

Ai ka thënë se 137 civilë dhe pjesëtarë të ushtrisë janë vrarë nga sulmet ruse më 24 shkurt.

Shpërthimet janë dëgjuar në Kiev në orët e para të mëngjesit, kur edhe janë lëshuar sirenat.

Ushtria ukrainase ka raportuar luftime të mëdha në zonën Ivankiv, rreth 60 kilometra në veriperëndim të Kievit.

“Dita më e rëndë do të jetë sot. Plani i armikut është të arrijë me tanke nga Ivankiv dhe Çernihiv në Kiev”, ka thënë këshilltar i Ministrisë së Brendshme ukrainase, Anton Gerashchenko në një postim në Telegram.

Zelenskyi ka thënë se e kupton që trupat ruse e kanë shënjestër, mirëpo është zotuar se do të qëndrojë në Kiev.

“Armiku më ka shënjuar si shënjestrën e parë. Familja ime është shënjestra e dytë. Ata duan të shkatërrojnë Ukrainën në aspektin politik duke e shkatërruar kreun e shtetit”.

“Unë do të qëndrojë në kryeqytet. Familja ime është po ashtu në Ukrainë”, ka thënë ai.

Sulmi i Moskës ndaj Ukrainës ka nisur në orët e para të 24 shkurtit.

Raketat janë nisur në aeroporte dhe infrastrukturë ushtarake në rreth 25 qytete.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka urdhëruar “operacion special” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Veprimi i Kremlinit ka nxitur zemërim dhe është dënuar në gjithë botën.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës./Zhurnal