Koci: Me qenë si populli i Ukrainës që i gjuanin deputetët në bërllok, s’kishin guxu politikanët me vepru kështu
Avokati Arianit Koci ka shpërndarë një kronikë të BBC’së që tregon si një politikan në Ukrainë ishte hedhur në mbeturina si pasojë e revoltës së qytetarëve.
Koci ka thënë se po të ishte populli i Kosovës si i Ukrainës “nuk kishin guxu” me e blloku kaq gjatë konstituimin e kuvendit.
“Me qenë ne, populli, si ai i Ukrainës – që i gjuajshin deputetët në bërllog – nuk kishin guxu politikanët tanë me vepru kështu. Por, ata e dinë shumë mirë kush jemi. E dinë që nuk reagojmë – edhe pas 50 dështimëve. Prandaj po vazhdojnë. Jemi qyqana, veç ta dini!”

