Klinaku vlerëson lartë kontributin atdhetar të “Jehonës së Malësësi” në Amerikë

Veprimtari i shquar nga Kosova, Abdullah Klinaku, ka vlerësuar lartë kontributin e Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë” në nivelin kombëtar dhe për Malësinë në veçanti.

Ai ka takuar themeluesit dhe udhëheqësit e Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, z. Vilson Sinishtaj dhe z. Agron Dedivanajn.

Me foto, z. Klinaku ka shoqëruar edhe tekstin në vijim, në rrjetin social:

“Me themeluesit e organizatës së fuqishme shqiptare në SHBA , “Jehona e Malsisë” , z. Vilson Sinishtaj dhe z. Agron Dedivanaj. Kontributi i tyre patriotik për shqiptarët në përgjithësi dhe për ata të Malsisë në veçanti ishte i jashtëzakonshëm!”