Kiril Petkov: Interkonektorët e rinj mundësojnë të bëhet hartë e re energjetike në rajon

Shkup, 5 maj – Kryeministri bullgar Kiril Petkov në hapjen e tryezës ministrore ndërkombëtare në Sofje, dedikuar bashkëpunimit rajonal për siguri energjetike, diverzifikim dhe tranzicion të gjelbër, që u mbajt në rezidencën “Bojana”, tha se interkonektorët e rinj mundësojnë të bëhet hartë e re energjetike në rajon.

Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga Sofja, sipas Petkovit, mikset energjetike të vendit nga rajoni mund edhe më mirë të optimizohen për efikasitet më të madh shpenzues.

Kryeministri i Bullgarisë i përshëndeti pjesëmarrësit në forum nga Maqedonia e Veriut, Greqia, Rumania, Serbia, Turqia, Ukraina dhe Azerbejxhani.

Petkov, gjithashtu, tha edhe se takimi në Sofje është që të tregohet se bashkimi bën fuqi. Jemi duke parë një luftë të paparë në Ukrainë dhe në të njëtjën kohë, shohim si energjia shfrytëzohet si armë, deklaroi Kiril Petkov.

Marrëveshja midis Bullgarisë dhe kompanisë ruse Gazprom është shkelur në mënyrë të njëanshme, tha kryeministri bullgar, duke shtuar se mënyra e vetme që të kompenzohet për këto raste negative është bashkimi i vendeve të rajonit dhe të tregohet se diverzivikimi, optimizimi dhe të gjitha sinergjitë tjera mes nesh janë këtu.

Ai shtoi se mikset energjetike në Ballkanin Perëndimor mund të optimizohen në mënyrë shtesë për efikasitet më të madh të shpenzimeve.