Kiribati, vendi i parë që feston ardhjen e vitit të ri
Kiribati ka hyrë tashmë në vitin e ri 2023 dhe bëhet vendi i parë në botë që po e feston hyrjen në vitin 2023.
Në Kiribat zona kohore është +13 nga Kosova dhe atje tashmë është shpallur Viti i Ri.
Mirëpo a e dini se njerëzit e theksojnë Vitin e Ri në 38 kohë të ndryshme gjatë harkut prej 26 orësh nëpër botë?
Këtu janë disa fakte argëtuese ndërsa prisni për vitin 2023.
Atolli i Kiritimati në Kiribati është copa e parë e tokës së thatë që hyn në Vitin e Ri.
Festoni 38 herë
Ka 38 zona kohore, kështu që Nata e Vitit të Ri festohet në 38 kohë të ndryshme.
Mund të festoni dy herë
Nëse jetoni afër një kufiri të zonës kohore, mund të festoni dy herë, së pari në atë me kohën më të hershme, pastaj të kaloni kufirin dhe të festoni përsëri. Por si fillim shikoni se kur vendet e tjera hyjnë në vitin 2023.