Kina publikoi dokument për konceptin global të sigurisë
Kina sot publikoi një dokument të Iniciativës Globale të Sigurisë (GSI), e cila mbështetet në konceptin e “sigurisë së pandashme”. Dokumenti u propozua nga presidenti kinez Si Xhinping.
Në dokumentin, të cilin e ka publikuar agjencia Sinhua, theksohet se përhapja e paqes dhe sigurisë në botë duhet të jetë synim i të gjitha vendeve.
“Iniciativa e Kinës ka për qëllim të eliminojë problemet që çojnë në konflikte ndërkombëtare, të përmirësojë kontrollin mbi sigurinë globale dhe të promovojë përpjekjet e përbashkëta ndërkombëtare për të siguruar stabilitet më të madh në një epokë ndryshimesh”, thuhet në dokument.

