Kim Kardashian bën debutimin në kopertinën e revistës “Sports Illustrated” – shfaq linjat në disa poza atraktive

Kim Kardashian ka arritur një kulm të ri në karrierë duke u shfaqur si ylli i kopertinës së revistës “Sports Illustrated”.

41-vjeçarja kryeson numrin e revistës së famshme të vitit 2022 e veshur me bikini nudo nga linja e saj e rrobave të banjës “Skims”, të cilat ajo i publikoi në mars.

E fotografuar në Republikën Domenikane nga Greg Swales, Kardashian ka shfaqur linjat e famshme në disa poza të ndryshme duke vënë në pah fizikun e përkryer.

Foto: Greg Swales/Sports Illustrated

Drejtoresha kreative e “Balenciaga”, Demna Gvasalia, punoi ngushtë me yllin në xhirim e fotosesionit të revistës.

“Është e lehtë të thuash që thjesht të injorosh kritikat, por një gjë tjetër që do të mësosh është se në një moment do të klikon në kokën tënde se nuk ka të bëjë më me ty. . Bëhet fjalë për familjen. Ka të bëjë me ndihmën e njerëzve të tjerë. Për vite me radhë ju do ta vendosni veten atje”, ka thënë Kim në një letër për të kaluarën e saj të shkruar për revistën.

Foto: Greg Swales/Sports Illustrated

“Por ju do të bëheni një person më privat dhe do të kuptoni se mënyra për të nxjerrë historinë tuaj atje – narrativa aktuale, e vërteta – nuk është duke u angazhuar, por duke bërë”, shtoi ylli.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

Yje të tjerë që zbukurojnë faqet e edicionit “SI Swim 2022”, i cili del më 19 maj, përfshijnë Kate Bock, Camille Kostek, Ciara, Maye Musk dhe Yumi Nu.

Teksa vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes, Kim gjithashtu po shijon edhe romancën e re me partnerin Pete Davidson.