Kida dhe Ledri e sjellin verën para kohe

Kida dhe Ledri Vula kanë lansuar sot këngën e tyre më të re, “T’du”

Kjo këngë është lansuar pas mesnatës se mbrëmshme dhe është me plot ritme verore, që ka sjell verën para kohe.

Këtë këngë dyshja e këngëtarëve e kishte paralajmëruar më parë dhe pa kaluar 24 orë ajo është shumë afër 1 milionëshit të parë.

Kujtojmë se Ledri dhe Kida mbesin dyshja më e kërkuar për koncerte gjatë vitit.