Kevin Mekarti zgjidhet kryetar i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan
Pas negociatave më shumë ditëshe dhe 15 raundeve të votimit republikani Kevin Mekarti mbrëmë është zgjedhur kryetari i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan.
Mekarti u zgjodh pasi republikanët pranë ish-presidentit amerikan Donald Tramp, i cili kishte bllokuar nominimin e Mekartit, u dorëzuan.
Një situatë e tillë ka ndodhur për herë të fundit më saktë 100 vjet më parë, kur u deshën nëntë raunde votimi për të zgjedhur kryetari i Dhomës së poshtme të Kongresit.
Sipas gjendjes aktuale, ky është procesi më i gjatë i votimit për atë funksion në 164 vitet e fundit, raportuan mbrëmë mediat amerikane.
Partia republikane fitoi shumicë të ngushtë në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në nëntor të vitit të kaluar.

